Paditet Fisnik Ismaili, tha se Arbana Xharrën e zhdëpi i shoqi në dru

Bashkëshorti i këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka paditur Ismailin për shpifje i cili përmes një shkrimi në Facebook, kishte akuzuar Lokajn se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij Arbana Xharrën.

Pasi Xharra ishte sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur, Ismaili kishte thurrur ide konspirative duke thënë se anëtarja e PDK-së është sulmuar nga burri i saj.

“Viktimizim është me të rrah burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, kishte shkruar Ismaili në postimin e tij të 30 janarit të këtij viti.

Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu deputeti i Grupit të Pavarur të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro.

foto3

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne