Pagëzimi i femijës në kishën greke “çmend” rrjetin (Video)

Përdoruesit e Twitter-it  kanë shpërthyer të indinjuar pasi kanë parë një video që tregon një prift ortodoks grek duke pagëzuar një foshnje, duke e tepruar me “energjitë”, pasi e zhyt beben në ujë sikur do të donte ta mbyste.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet prifti në mënyrë të përsëritur zhyt fëmijën e zhveshur në fontin e pagëzimit, por njerëzit e pranishëm në kishë duken të habitur nga forca që ai ushtron.

Sipas njoftimeve, pamjet janë filmuar në Ayia Napa, Qipro, në një kishë ortodokse greke.

Shumë komentues online kanë kritikuar qasjen mjaft të ashpër të priftit. Një përdorues i Twitter shkruante: “O Zot! Ky është pagëzimi më i dhunshëm që unë kam parë ndonjëherë?!”

Një tjetër komentoi: “Pagëzim? Më shumë si tentativë vrasje”.

Shumë të tjerë theksuan gjithashtu se veprimet e fuqishme nga një prift në kishën ortodokse greke nuk ishin aq të pazakonta.

Njëri ka shkruar: “Unë shkova në një pagëzim grek vitin e kaluar dhe kështu ndodh vërtet”.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne