Paketa “McAllister+” nxjerr bllof Metën?

Megjithëse tani është Rama ai që po i thotë “JO” kompromisit, LSI-a i ka harruar përbetimet se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën

Ndryshimi radikal i kësaj të marte, kur pas ndërhyrjes së diplomatit amerikan Hot Bryan Yee Basha u detyrua me pahir ti pranojë kushtet e kompromisit të perendimorëve, por qe Rama ai që i rrefuzoi ato, ka vnë në një pozitë shumë të vështirë edhe LSI-në edhe Ilir Metën. Fillimisht ata u shprehën publikisht, madje morrën edhe një vendim kryesie se nuk mund të hynin pa opozitën në zgjedhje. Madje LSI-a e veshi këtë vendim edhe me një tymnajë të madhe propogandistike se pluralizmi në Shqipëri është vendosur para një cerek shekulli, se zgjedhjet farsë janë të papranueshme, etj.
Por për habinë e shumë kujt të gjitha këto përbetime u zhbënë si kështjella rëre. Meta u zgjodh brenda natës president (megjithëse edhe për këtë kishte deklaruar kurrë se nuk do të bëhej president i pa pranuar nga PD) dhe LSI shkoi e u regjistrua në zgjedhje pas Ramës sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Të zënë ngushtë dhe të diskredituar publikisht drejtuesit e LSI, e justifikuan kthesën e tyre me faktin se Basha ishte i pakorrigjueshëm, se ai se njihte kompromisin, se ai kur kishte rrefuzuar edhe propozimin e të djathtit McAllister, nuk kishte më shpresë të pranonte ndonjë kompromis. Shkurt refreni i LSI-së, u bë se kjo parti nuk mund të digjte veten dhe të mos shkonte në zgjedhje për shkak të një njeriu që kërkonte qiqra në hell: “o kokën e Ramës, ose s’ka”.
Por, tani ngjarjet ndryshuan thelbësisht. Pas ardhjes së zv /sekratarit amerikan të shtetit, Hot Bryan Lee dhe rikthimit prej tij në lojë të paketës McAllister, u bë Rama ai që nuk e pranon kompromisin ndrkombëtar. Dhe sipas kësaj llogjike LSI duhet t’i kthehej sërisht dashurisë së saj për zgjedhjet pluraliste. Ajo duhet të rikujtohej për shprehjen: “Nuk ka zgjdhje pa opozitën”.
Por deri më tani asgjë e tillë nuk është dëgjuar. Meta vazhdon të ndjekë i bindur nga pas Ramën duke dhënë edhe një shembull më tepër se më shumë sesa ato që thotë, i intereson të kacavirret pas pushtetit. I volit të shkojë pas tij, si pas të vetmit mjet që mban në këmbë partinë ndërmarrje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne