Pakistan: Mbyllet me sukses ekspozita e fotografisë mbi marrëdhëniet e ngrohta Pakistan-Turqi

Për të shënuar 71 vjetorin e lidhjeve diplomatike Pakistan-Turqi, një ekspozitë e veçantë e fotografive është organizuar në Islamabad. Ekspozita e fotografive me titull “Udhëtimi i Miqësisë dhe Vëllazërisë: Një Sondazh Pikturor i Marrëdhënieve Turqi-Pakistan” u përurua nga presidenti Mamnoon Hussain dhe ambasadori i Turqisë në Pakistan Ihsan Mustafa Yurdakul.Ekspozita, e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Turke dhe Qendrën Kulturore Turke Yunus Emre qendroi e hapur për vizitorët nga 13 deri në 20 prill në Pakistan National Council of Arts (PNCA).

Duke folur në ceremoninë e përurimit, Presidenti iPakistanit Mamnoon Hussain tha se vendi i tij e konsideron Turqinë si “mikun më të mirë”. ”Marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale mund të shihen në forume ndërkombëtare, ku Pakistani dhe Turqia gjithmonë mbështesin njëra-tjetrin,” u tha Hussain pjesëmarrësve. Duke uruar Ambasadën Turke dhe Institutin Yunus Emre për përpjekjet e tyre për të informuar brezin e ri rreth trashëgimisë së përbashkët midis dy kombeve, Hussain shprehu shpresën se ngjarje të tilla do të organizoheshin edhe në pjesë të tjera të Pakistanit.Mustafa Yurdakul, ambasadori turk në Pakistan, tha se Turqia dhe Pakistani kanë te perbashketa historike në lidhje me marredheniet Pakistan-Turqi dhe nënvizoi se ka pak shtete që gëzojnë marrëdhënie të tilla unike.

Ambasadori tha se Turqia dhe Pakistani janë fqinjë pa kufij fizikë.Ai gjithashtu tregoi se marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në “dashuri të përzemërt dhe trashëgojnë forcën e saj nga vëllazëria e pastër, e thjeshtë dhe absolute”./islamabadscene/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne