Pakistan – Partia në pushtet falënderon Turqinë

Partia qeverisëse e Pakistanit, Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI), e ka falënderuar në turqisht Turqinë për mbështetjen që jep në tensionin mes vendit të saj dhe Indisë.

Në një postim bërë në llogarinë zyrtare të PTI-së në Twitter zë vend edhe një pjesë nga fjalimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) drejtuar popullit në mitingun e Trabzonit.

“Ne, populli pakistanez falënderojmë Zotin Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e tyre në këto kohë të vështira. Ne jemi gjithmonë pro paqes, ne nuk duam luftë”, është shkruar në turqisht në mesazhin e PTI-së, ku është postuar edhe fjalimi përgëzues i Presidentit Erdoan në lidhje me lirimin e pilotit indian.

Pas kulmimit javën e kaluar të tensionit midis Indisë dhe Pakistanit, kryeministri pakistanez Imran Khan i telefonoi Presidentit Erdogan dhe i kërkoi atij të luante rol në uljen e tensionit. Të njëjtën ditë, Erdogani kishte realizuar një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Pakistanit, Arif Alvi.

Tensioni Indi-Pakistan

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forcat paramilitare në pjesën e Kashmirit, që ndodhet nën kontrollin e Indisë dhe ku humbën jetën 44 persona.

Në lidhje me këtë sulm qeveria e Nju-Delhit akuzoi Pakistanin, kurse ky i fundit i hodhi poshtë akuzat dhe e dënoi sulmin.

India më 26 shkurt njoftoi se kishte ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste, të cilat ndodheshin në anën pakistaneze të Vijës së Kontrollit të Kashmirit.

Ndërsa Pakistani njoftoi të enjten në mëngjes rrëzimin e 2 avionëve luftarakë të Indisë me arsyetimin se i kishin shkelur hapësirën ajrore. Gjithashtu avionët (luftarakë) pakistanezë hynë në hapësirën ajrore të Indisë.

Më vonë India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, por ky lajm nuk u konfirmua nga qeveria e Islamabadit.

Pas këtyre zhvillimeve Pakistani e mbylli të gjithë hapësirën e tij ajrore, kurse India pezulloi fluturimet në disa aeroporte të saj.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan e ftoi Indinë për zgjidhjen me dialog të problemeve dhe për dominimin e gjykimit të shëndoshë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një deklaratë që bëri për këtë çështje kërkoi nga palët që të mos e përshkallëzojnë më shumë tensionin duke u sugjeruar atyre vetëpërmbajtje. Thirrje të ngjashme erdhën edhe nga Gjermania, Anglia, Kina dhe Rusia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne