Pakistan: Turqia është gjithmonë pranë nesh

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Shehriyar Han Afridi tha se Turqia është gjithmonë pranë vendit të tij.

Ministri Afridi, bëri një deklaratë për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA) ku tha se vizita që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) planifikon të zhvillojë muajin e ardhshëm në Pakistan do të jetë “historike” dhe kjo vizitë është shumë e rëndësishme për vendin e tij.

Ai tha se Presidenti Erdoan e ka sjellë Turqinë në nivelin më të lartë.

Afridi bëri të ditur se Turqia, si vëllai i madh është pranë Pakistanit dhe ky do të jetë një shembull për vendet e tjera.

Kurse në lidhje me vendimin ligjor që parashikon shpalljen e FETO-s (organizata terroriste gyleniste) organizatë terroriste në Pakistan, ai tha “I duhej dhënë mësim atyre që shkelin ligjet”.

Pakistani i udhëhequr nga Kryeministri Imran Han i jep një rëndësi të madhe fqinjëve dhe sulmi ku gjetën vdekjen 44 ushtarë indianë në 14 shkurt në Pulwama të Kashmirit në Indi, është një çështje shqetësimi për Pakistanin.

Ai tha se Pakistani hedh poshtë në mënyrë të prerë të gjitha deklaratat, pa u bërë asnjë hetim, nga disa elemente të qeverisë indiane, nënkuptuese që lidhin sulmin me shtetin e Pakistanit.

Ministri pakistanez u shpreh se i kanë propozuar autoriteteve indiane për bashkëpunim në lidhje me këtë çështje duke shprehur se janë të gatshëm për luftën kundër terrorit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne