Pakistani rihap konsullatën në Afganistan

Pakistani mori vendim që nga dita e nesërme të rihapë konsullatën në qytetin Jalalabad të Afganistanit, të cilën e kishte mbyllur për shkaqe të sigurisë.

Vendimin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit Muhammed Faysal. “Konsullata në Jalalabad të Afganistanit e cila u mbyll më 30 gusht, duke filluar nga nesër (8 tetor) do të fillojë përsëri të funksionojë me procesin për aplikim të vizave. Të gjithë të cilët jetojnë në Jalalabad dhe hapësirën e aktivitetit të konsullatës aplikimet e tyre mund t’i bëjnë nga Konsullata e Jalalabadit”, ka thënë Faysal.

Konsullata e Pakistanit në Jalalabad ishte mbyllur më 30 gusht për shkaqe të sigurisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne