Pako e dyshimtë në redaksinë e CNN, evakuohen gazetarët

Një pako e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në redaksinë e CNN, shkruan Russia Today.

Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i kësaj redaksie i cili shkruan në Tëitter se po largohen nga zyrat.

Të gjithë gazetarët dhe stafi janë evakuuar me policinë që ka filluar hetimet e menjëhershme.

CNN i ka redaksitë qëndrore në qytetin e Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pako me eksplozivë u gjetën ditën e sotme edhe në shtëpitë e dy ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama. Po ashtu u çmontua edhe një tjetër ditën e hënë në shtëpinë e miliardierit George Soros.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne