Pakt kufitar BE-Shqipëri: BE do të ndihmojë kontrollin e rufugjatëve në Shqipëri

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë ku lejon rojet kufitare të BE-së të hyjnë në vendin ballkanik për të ndihmuar në kontrollimin e emigrantëve, raporton AP. Kjo është hera e parë që blloku ka arritur një marrëveshje të tillë. Selia e BE-së tha të premten se marrëveshja “ka për qëllim luftimin e migracionit të parregullt, në veçanti rrjetet e trafikimit dhe krimin ndërkufitar”. Qëkur Serbia i shtrëngoi kontrollet kufitare, Shqipëria, e cila nuk është në BE, është bërë një rrugë e preferuar për migrantët që shkojnë drejt Evropes nga Greqia dhe Bullgaria. Nëse Tirana bie dakord, rojet kufitare mund të hyjnë në Shqipëri, thuhet në deklaratë. Komisioneri i BE për Migracionin, Dimitris Avramopulos, e përshkroi marrëveshjen si “një moment historik në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së në menaxhimin e kufijve”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne