Pakti Maqedoni-Greqi, “Top Temë” e mediave botërore

Nënshkrimi i djeshëm i Marrëveshjes për emrin ishte pjesë e titujve të mediave ndërkombëtare.

Prestigjiozja, “The Guardian” shkruan se pas pothuajse tre dekadash, një nga mosmarrëveshjet më të ashpra të Ballkanit ka përfunduar në brigjet e një liqeni, derisa Greqia dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje, që paralajmëron një epokë të re të paqes.

Në një ditë historike për një rajon të zhytur në politikat e armiqësisë, kryeministrat e shteteve fqinjë deklaruan se mosmarrëveshja e hidhur mbi emrin e Maqedonisë më në fund përfundoi – pavarësisht protestave të shpërndara në të dy anët e kufirit – shkruan “The Guardian”.

“The Washington Post” me titull “Liqeni kufitar vulosi nënshkrimin e marrëveshjes për emrin, mes Greqisë dhe Maqedonisë”, përshkruan se ceremonia e nënshkrimit ishte e mbushur me histori dhe simbolikë.

Për shkak se kufinjtë e Maqedonisë dhe Greqisë takohen në ujë, në fshatin grek, Psaradis maqedonasit, Zaev dhe Dimitrov arritën përmes një varke të vogël. Homologët e tyre grekë i mirëpritën me përqafime.

Sipas marrëveshjes, fqinji verior i Greqisë do të quhet Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia do të pezullojë kundërshtimet që penguan Maqedoninë të bashkohet me NATO-n dhe Bashkimin Evropian – shkruan The Washington Post”

Me titull “Fundi i një armiqësie”, e përditshmja gjermane, “Spiegel” raporton:

Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev nuk mund të kishin zgjedhur vend më të përshtatshëm për të zgjidhur më në fund mosmarrëveshjen e hidhur mbi emrin e vendit “Maqedoni”. Dy krerët e shtetit nënshkruan marrëveshjen këtë të diel në Psarades, një fshat i vogël piktoresk në brigjet e Liqenit të Madh të Prespës në Greqinë Veriore. Liqeni jo vetëm që është i mrekullueshëm, por ndahet midis Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pra, vendi u zgjodh për atë që qeveritë në Athinë dhe Shkup dëshirojnë të arrijnë: një të ardhme të përbashkët që formohet nga paqja, prosperiteti dhe siguria, siç tha Cipras në fjalimin e tij – shkruan gjermania “Spiegel”

Por Spiegel thekson se marrëveshja po has në rezistencën e dy popujve. Gjatë ditës së djeshme jehonë pati raportim i BBC e cila ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes e përshkroi si dasmë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne