Pakti me Shqipërinë shkon në parlamentin grek

Komisioni Për Mbrojtjen dhe Çështjet e Jashtme në parlamentin grek pritet të diskutojë me dyer të mbyllura marrëveshjen që sipas deputetëve të opozitës greke është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështje të pas Luftës së Dytë Botërore dhe delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Thirrjen me urgjencë të Komisionit e kanë kërkuar deputetë të opozitës nga Demokracia e Re. Në një letër drejtuar kreut të këtij Komisioni, Kosta Douzinas ata e karakterizojnë çështjen veçanërisht urgjente për shkak të informacionit  se negociatat kanë arritur në një fazë kritike dhe rinegocimini i Marrëveshjes së Zonave Detare ka përfunduar.

“Opozita është ende në errësirë ​​në një çështje të rëndësisë kombëtare, e cila krijon shqetësim legjitim”-thuhet në kërkesën e deputetëve të Demokracisë së Re. Edhe pala shqiptare nuk ka dhënë informacion për atë çfarë është arritur. Zhurma ka qenë më tepër mediatike pas raportimeve se të dyja palët kanë rënë dakord për eleminimin e përdorimin e termave irredentistë, Epiri i Veriut dhe Çamëria.

Ndërsa për çështjen e kufirit detar, marrëveshja e 2009 është rinegociuar dhe sipas mediave greke Shqipëria ka avancuar në sipërfaqe detare, por ka pranuar të mos ndryshojë ndikimin e ishujve Othonoi dhe Erikesë si dhe të drejtën e deklarimit të detit terriotorial në 12 milje.

https://www.cnn.gr/news/politiki/story/137439/enimerosi-gia-tis-diapragm…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne