Palestina kërkon mbledhje urgjente të Ligës Arabe

Liga Arabe do të zhvilloj nesër një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar planin e SHBA për të transferuar ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Husam Zeki, u tha gazetarëve në Kajro se përfaqësuesit e Ligës Arabe do të mblidhen urgjentisht rreth Jerusalemit të martën pas një kërkese nga Palestina.

Edhe Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas në mesazhin e tij dërguar një numri të madh të liderëve dhe institucioneve ndërkombëtare u bëri thirrje për të penguar këtë iniciativë.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat amerikane, vendimi i Presidentit, Donald Trump për pezullim 6 mujor të transferimit të ambasadës do të skadojë këtë fundjavë. Ligji për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem, e cila është hapur në vitin 1995, nuk do të shtyhet më dhe se ShBA-ja me këtë akt do ta njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ndërkaq zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se është herët për të hedhur një hap në këtë drejtim.

Edhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Presidentit Donald Trump, në një deklaratë të tij të bërë gjatë një mbledhjeje të një institucioni të mendimit ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim i prerë në lidhje me këtë çështje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne