Palestina ndalon çdo kontakt me SHBA

Palestina ka ndaluar të gjitha kontaktet me SHBA pas vendimit të Uashingtonit për të mbyllur zyrën përfaqësuese të Autoritetit Palestinez në Uashington, tha ministri i jashtëm palestinez.

“Në praktikë duke mbyllur zyrën ata po pezullojnë të gjitha takimet dhe ne po e bëjmë këtë zyrtare,” tha të martën ministri jashtëm palestinez Riad al-Maliki. Një zëdhënës i Organizatës për Çlirimin e Palestinës gjithashtu konfirmoi se Presidenti palestinez Mahmud Abas u ka dërguar funksionarëve palestinezë udhëzime “për mbylljen e të gjitha linjave të komunikimit me amerikanët”. Para tre ditësh, Kryeministri i regjimit sionist mirëpriti vendimin e SHBA-së për të mbyllur zyrën e Organizatës së Çlirimit Palestinez në Uashington. Benjamin Netanjahu pretendoi të dielën se vendimi i SHBA-së për të mos vazhduar lejen e zyrës së OÇP-së është një dënim për palestinezët për shkak të anëtarësimit të Palestinës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë, zyrtarët palestinezë kërcënuan të ndalin të gjitha komunikimet me SHBA, nëse administrata Trump vazhdon me planet për të mbyllur misionin e tyre diplomatik në Uashington. “Ne do t’i ndërpresim të gjitha komunikimet tona me këtë administratë amerikane,” tha të shtunën negociuesi i lartë palestinez Saeb Erekat. Ai shtoi se vendimi i qeverisë amerikane ishte “shumë zhgënjyes dhe i papranueshëm”, dhe e akuzoi Uashingtonin se është dorëzuar para presioneve të regjimit izraelit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne