Palestina: Ne nuk merremi me planin e paqes së SHBA-së

Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB) në, Riyad Mansur tha: “Ne nuk merremi me planin e paqës së propozuar nga SHBA-ja, sepse në tryezë nuk ka Jeruzalem, nuk ka refugjatë.”

Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad ka bërë një deklaratë për shtyp, pas seancës së Palestinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke kritikuar ato që i tha përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, Mansur tha se ajo ka fyer rëndë aleatët e SHBA-së.

Masnur u shpreh se Haley ‘është më izraelite se vet izraelitët’. Mansur tha se: “Ne nuk merremi me planin e paqës së propozuar nga SHBA-ja, sepse në tryezë nuk ka Jeruzalem, nuk ka refugjatë”, duke shtuar se: “Nuk bëhet fjalë për zgjidhje dy shtetëshe. Atëherë çfarë ka mbetur në tryezë? Për këtë arsye, ne nuk duam të merremi me një plan të padobishëm.”

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne