Palestina thirrje Gjermanisë për presion ndaj Izraelit

Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah, i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë, raporton AA.

Hamdallah ka dhënë një deklaratë me shkrim pas takimit që ka realizuar me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në qytetin e Ramallahut të Bregut Perëndimor.

Kryeministri palestinez i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për plotësimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

“Me grevën e urisë të të burgosurve palestinezë synohet vetëm përmirësimi i kushteve njerëzore. Të burgosurit palestinezë kërkesat e tyre i kanë parashtruar në korniza të ligjeve ndërkombëtare dhe kundër praktikave arbitrare dhe shkeljeve të Izraelit”, ka theksuar Hamdallah.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne