Palestinezët protestojnë kundër burgosjes së kryetarit palestinez të Kudsit

Me dhjetëra palestinezë janë mbledhur në një tubim protestues dhe kanë dënuar veprimin e forcave ushtarake të regjimit sionist në arrestimin dhe burgosjen e kryetarit të Kudsit të shenjtë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje për shpërndarjen e protestuesve palestinezë që protestonin kundër burgosjes së Adnan Ghejth, kryetarit të provincës së Kudsit të shenjtë, kanë hedhur gaz lotsjellës dhe bomba akustike në drejtim të protestuesve palestinez.

Forcat e regjimit sionist të dielën në mëngjes kanë arrestuar dhe burgosur Adnan Ghejth në shtëpinë e tij në lagjen Silvan në jug të qytetit të pushtuar Kuds. Para kësaj ushtria e regjimit sionist i kishte ndaluar Adnan Ghejth hyrjen në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan për një periudhë gjashtë mujore.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë tre muajve të kaluar tre herë kanë arrestuar dhe burgosur kryetarin e provincës Kuds të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne