Palestinezët protestojnë kundër ndërtimit të kolonive sioniste

Qytetarët palestinezë në qytete dhe fshatra të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan kanë protestuar kundër ndërtimit të kolonive sioniste në tokat e tyre.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me qindra palestinezë duke përfshirë fëmijë dhe të rinj janë mbledhur në qytetin Kafar Kadum dhe në qytetet e tjera të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë protestuar kundër regjimit sionist duke kërkuar dëbimin e okupatorëve dhe kolonëve sionist nga këto rajone dhe hapjen e rrugëve të mbyllura për shumë fshatra të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Kjo është në kohën kur regjimi sionist të enjten ka miratuar planin për ndërtimin e 1323 njësive të reja banimi për kolonët sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne