Palestinezët e krishterë protestojnë kundër Patriarkut Orthodhoks të Jeruzalemit për shitjen e tokës tek çifutët

Një numër i madh palestinezësh bllokuan eskortën e Patriarkut Ortodoks Grek Theophilos III i Jeruzalemit në qytetin Bethlehem të Bregut Perëndimor ditën e shtunë në shenjë proteste kundër shitjes së tokës për Izraelin.

Protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të Patriarkut dhe shoqëruesve të tij në momentin kur ai arriti në qytet për të marre pjesë në ceremoninë e Krishtlindjeve në Kishën e Lindjes, të cilën të krishterët e besojnë si vendin ku lindi Jezu Krishti.

Protestuesit akuzojnë Patriarkun për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Izraelin për shitje dhe marrje me qera të tokës që i përket Kishës Ortodokse.

Më herët të shtunën, dhjetëra demonstrues u mblodhën në Betlehem ku bënë thirrje për bojkotim të patriarkut, pasi edhe bashkitë e Betlehemit, Beit Sahourit dhe Beit Jalas të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, kërkuan bojkot ndaj patriarkut.

Kryebashkiaku i qytetit të krishterë Beit Jala në afërsi të Betlehemit tha se donte që Theophilos të largohej nga posti pas aferave të shitjes të tokave të kishës në Jerusalemin lindor tek kolonët izraelitë.

“Veprimi ynë i sotëm është një protestë kundër patriarkut mbi shitjen e tokës së ortodoksëve”, tha për AFP kryebashkiaku Nicola Khamis.

Agjencia shtetërore palestineze WAFA e lajmeve tha se presidenti Mahmoud Abbas dhe kryeministri Rami Hamdallah pritet që të marrin pjesë në ceremonine fetare të së shtunës.

Kisha e zgjodhi Theophilosin në vitin 2005 pasi kishte larguar paraardhësin i tij Irineosin, për shkak të një afere shitje të dyshuar disa milion dollarëshe të tokës të kishës tek blerësit hebrenj.

Por Khamisi thotë se kjo praktikë vazhdon akoma. “Theophilosi i injoroi të gjitha kërkesat dhe vazhdoi shitjen e kësaj toke megjithëse shumica e të krishterëve ishin kundër tij”, tha ai.

“Sot ne po marrim këtë qëndrim për ti thënë patriarkut se ai duhet të ndalë shitjen e tokës”.

Transaksionet e pronës me blerësit hebrenj kanë zemëruar palestinezët, të cilët e shohin Jeruzalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli si kryeqytetin e shtetit të tyre të premtuar.

Kisha Ortodokse Greke zotëron sasi të mëdha toke në të gjithë Jeruzalemin, përfshirë këtu edhe tokën ku është ndërtuar parlament i Izraelit, Knesseti.

Në vitin 2005, hotelet Petra dhe Imperial në pronesi të palestinezëve u shitën nga kisha tek Ateret Cohanim, një grup që punon për të krijuar një shumicë cifute tek zona afër portës Jaffa në pjesën e vjetër të Jeruzalemit Lindor.

Në gusht, vetë Theophilosi denoncoi një vendim të gjykatës izraelite që mbështeste marrëveshjet e bëra para emërimit të tij mes kishës dhe Ateret Cohanimit.

Ai tha se kisha do të apelonte vendimin tek Gjykata Supreme e Izraelit.

Sipas mediave izraelite, marrëveshjet e vitit 2004 ishin për dhënie të hoteleve me qira për 99 vjet.

Kisha shkoi në gjyq kundër Ateret Cohanim, duke pretenduar se marrëveshjet ishin nënshkruan në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizimin e saj.

Kisha Ortodokse Greke është Kisha e krishterë më e madhe dhe më e pasur në Tokën e Shenjtë.

Patriarkana e Jeruzalemit zotëron pasuri masive, kryesisht në Izrael, në Bregun e pushtuar dhe në Jordani.

Të krishterët lindorë i festojnë Krishtlindjet më 7 janar, ndërsa ata në Perëndim i festojnë më 25 dhjetor për shkak të dallimeve mes kalendarëve Julian dhe Gregorian./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne