Palestinezët protestojnë në Gazë kundër bllokadës izraelite

Në kufirin e Gazës u zhvilluan protesta kundër bllokadës izraelite që vazhdon prej vitit 2007.

Pas thirrjes së Hamasit, në protestën e zhvilluar në afërsi të kampit të refugjatëve Cibaliye në veri të Gazës, morën pjesë qindra njerëz.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku dënohej bllokada e Izraelit, që nga viti 2007 dhe përmbanin mesazhe për unitetin e Bregut Perëndimor, që është i pushtuar.

Pas zgjedhjeve në Palestinë në vitin 2006, ku fitoi Hamasi, Izraeli filloi zbatimin e bllokimit të Rripit të Gazës nga toka, deti dhe ajri./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne