Palestinezja e cila u largua nga puna për shkak se nuk garantoi bojkotimin e Izraelit, ka hapur padi për liri të shprehjes

Është larguar nga puna në shkollë një terapiste e cila nuk kishte nënshkruar kontratën që kërkon garanci se punonjësit e shtetit nuk do të bojkotojnë Izraelin, sipas një ligji të nxjerrur nga Kongresi nën kontrollin e Partisë Republikane në shtetin Teksas të SHBA-së. Bahia Amawi e cila hapi padi në gjykatën federale kundër këtij ligji , theksoi se i është shkelur liria e shprehjes.

Bahia Amawi, e cila ka punuar si një patolog e të folurit në shkollat e Teksasit për 9 vjet, është habitur kur ka parë klauzolën e kësaj kontrate të paraqitur në muajin shtator dhe e cila kërkon garanci për mos bojkotimin e Izraelit gjatë kohës së punës në shkollë.

Palestinezja e lindur në Australi dhe me shtetësi amerikane, nuk pranoi të nënshkruaj diçka të tillë, duke treguar si arsyetim qëndrimin e Izraelit kundër palestinezëve dhe të drejtën për liri të shprehjes. Dhe pastaj ajo u largua nga puna.

Klauzola në kontratën e punës rrjedh nga ligji i vitit 2017 i Kongresit të Teksasit nën kontrollin e Partisë Republikane. Ligji ndalon institucionet shtetërore të bëjnë biznes me kompani dhe biznese që bojkotojnë Izraelin.

KJO QUHET DISKRIMINIM

Bahia Amawi, nënë e katër fëmijëve, ngriti një padi në gjykatën federale në Austin të Teksasit.

Amawi deklaroi se zbatimi i këtij ligji shkel të drejtën e saj për shprehje, si dhe vuri në dukje se: “Unë u trondita kur e pashë kontratën. Pse qeveria shtetërore më kufizon të bojkotoj një formacion të caktuar ligjor.”

Duhet të diskutohet në lidhje me atë se a ka të drejtë qeveria shtetërore të zbatoj ligjin i cili mbulon personelin e kontraktuar. Në kërkesën e saj, Amawi u shpreh kështu:

“Ndalimi që ka bërë Teksasi për të bërë kontratë me dikë që bojkoton Izraelin, nënkupton diskrimin në bazë të një botëkuptimi botëror. Kjo është një shkelje e Kushtetutës së SHBA për lirinë e shprehjes dhe avokimit politik, i cili garanton të drejtën time për të mbështetur Palestinën.”

Në peticion kërkohet që klauzola “Izraeli nuk mund të bojkotohet” të hiqet nga kontratat e bëra me personelët e shkollave dhe të institucioneve të tjera të vendit.

EDHE SHKOLLAT U ANKUAN

Rajoni i Pavarur Shkollor i Pflugerville i Austinit, në të cilin Amawi ka qenë në detyrë që nga viti 2009, tha në një deklaratë në llogarinë e saj në Facebook se ‘ata ishin të detyruar t’i binden ligjit, për shkak të imponimit nga shteti’, duke shtuar se:

“Për fat të keq, fati i të gjitha rajoneve shkollore në Teksas është në majë të dy buzëve të qeverisë së shtetit. Në raste të tilla, për fat të keq, ne duhet të merremi me çështjet që kanë të bëjnë me politikën shtetërore në vend që tu japim arsim nxënësve, gjë e cila është detyra jonë bazë.”

Ligji i Teksasit i cili ndalon mbështetjen ndaj Lëvizjes ‘Bojkot, Izolim, Sanksion’ (BDS), është interpretuar gjerësisht. Kjo kërkesë reagoi ndaj Bashkimit Amerikan të Lirive Civile (ACLU).

Ekspertët ligjorë, rikujtuan se Gjykata e Lartë e SHBA-së (Gjykata Kushtetuese), më parë është hakmarrur ndaj puntorëve të cilët përdorin të drejten e qeverive për liri të shprehjes.

Por, në përgjigje të rastit të Amawi, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott i Partisë Republikane, u shpreh kështu: “Teksasi është pranë Izraelit. Pikë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne