Palët shkojnë drejt dakordësisë, ka një datë të re zgjedhjesh

Vazhdojnë negociatat intensive mes palëve për të zgjidhur krizën politike.

Të dhënat e fundit thonë se Rama e Basha po shkojnë drejt dakordësisë që zgjedhjet të zhvillohen në muajin korrik, jo më vonë sa data 23.

Ende e paqartë është se si do të procedohet me vettingun, nëse do të miratohet në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes apo para saj.

Për zgjidhjen e krizës do të shërbejë paketa e propozimeve të McAllister plus disa prej propozimeve të kryeministrit Edi Rama.

Ulja e palëve sërish në tryezën e bisedimeve vjen pas takimeve që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Bryan Yee.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne