Gjirokastër: Pallati drejt shembjes, revolta e banores

Që prej mbrëmjes së djeshme një pallat në Gjirokastër rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Një pjesë e mirë e kateve të para janë tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet.

Pallati që rrezikon rënien është 8-katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Ndërkohë njëra nga banoret tregon ekskluzivisht për ‘Fax News’ pamjet e tmerrit nga banesa e saj. Dheu ka pushtuar të gjitha orenditë, ndërsa janë shembur edhe dritaret e banesës.

Ajo apelon po ashtu për politikanët që shkojnë vetëm të blejnë votat.

‘Vetëm blejnë vota, ku shkojnë këta të mëdhenjtë. Jetohet këtu, murin e ka zënë mali.

Fjalë të bukura plot dëgjojmë. Ishin në gjumë, nuk e di. Shkatërruan çdo gjë. Më vrau me kokë e me këmbë, më iku truri, më mirë të më kish vdekur brenda’, shprehet mes dhimbjes banorja.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne