Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek çështja ‘Babalja’ dhe ‘Xhisiela’, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka sulmuar ‘dhëmbë për dhëmbë’ kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në ‘Facebook’ Paloka mes ironisë tha se pavarësisht se Rama deklaroi se ai dhe prokuroria do t’i shkonin deri në fund ‘Babales’ i ‘plasën ujërat’. Po ashtu demokrati tha se Rama rinxori “Babalen” për t’i shpëtuar “Xhiseles”, ndërsa tani iu rikthye “Xhiselës” për t’i shpetuar “Babales”.

REAGIMI I PALOKËS
O Edvin , o…!
Per te shpetuar nga “Xhisiela” pak dite me pare nxore prape ne skene “Babalen”. I bindur qe “struktura e posacme” qe kishe ngarkuar privatisht, ti kishte kopsitur gjerat.
Dje deklaroje me tersellime se ti bashke me prokurorine, do i shkoni deri ne fund “Babales”. Po ne darke te plasen ujrat !
Te plasi ne dore skema qe mendoje se e kishe pregatitur si lojtar i madh bashke me “strukturen e posacme”.
Nga mbreme, përveç lehjeve histerike te buceve te tua, shqiptaret nuk ta degjuan zerin.
Priten se cdo thoje sot, po ti u hodhe prape tek “Xhisela” .
Rinxorre “Babalen” per ti shpetuar “Xhiseles” tani u riktheve tek “Xhisela” per ti shpetuar “Babales” qe vete rinxorre.
Nuk po di nga ta perplasesh koken sa ke arritur qe perdor nje skandal tendin per ti shpetuar nje skandali tjeter edhe me te madh tendit.
Te ka dale boja e je bere legen fare dhe ne syte e atyre qe shpresonin se diku , qofte dhe nje here te pakten , do dilte se e verteta anonte nga ty e taulant balla.
Do doja te te thoja ik sa nuk eshte vone, po nuk e di pse tani dua qe te rrish e te presesh…

Burimi: BalkanWeb

5