Pamje kur aeroplani rus i afrohet atij amerikan (Video)

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video që thotë se tregon një aeroplan rus që po e ndiqte një aeroplan amerikan të zbulimit mbi Baltik.

Siç shkruan euronews, një aeroplan luftarak SU-27 ka rritur shpejtësinë pasi aeroplani amerikan RC-135 u identifikua duke shkuar drejt kufirit rus, tha shërbimi për shtyp i ministrisë së mbrojtjes.

 Gjithsesi, siç shkruan euronews, është e paqartë kur ndodhi incidenti.

Po sipas këtij mediumi, SHBA ka kritikuar më parë sjelljen e pilotëve rusë, duke paralajmëruar se manovrat e tyre mund të jenë të rrezikshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tbnQX5PzyMg?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne