Një reportazh i medias belge, RTL ka sjellë shqetësimin nga erozioni i jashtëzakonshëm i bregdetit shqiptar. “Deti po gëlltit bregun. Ky nuk është një film, por po ndodh në Europë, në veri të Shqipërisë” shkruhet në video-montazhin e publikuar në profilin në Facebook, ku prezantohen pamje nga bregu i detit Adriatik.

Ndërkohë në reportazhin e medias belge sillen dëshmi të banorëve apo të peshkatarëve që tregojnë si janë përmbytur brigjet për shkak të shpyllëzimit masiv dhe nxjerrjes së kripës nga deti. Edhe ndërtimet pa kriter kanë luajtur rolin e tyre në këtë masakër ekologjike. Në 427 km breg, 154 janë prekur nga erozioni, ndërkohë që deti avancon me një shpejtësi 20 m në vit.


“Është ligji i më të fortit”, shkruan RTL në videon e saj duke shtuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme, vendi në të cilin ata ndodhen, pikërisht në Shëngjin do të zhduket./ lapsi

58