Në takimin më të fundit të xhihadistëve iranianë në Paris, ku të ftuar ishin edhe Pandeli Majko, ish ministri i mbrojtjes që mbështeti agresionin amerikan kundër Irakut në 2003 dhe krijimin e burgjeve sekrete te CIA-s në Evropë, me një anglishte të çalë, bën një deklaratë bombë.

Pasi ka shprehur besnikërinë e qeverisë Rama për të strehuar xhihadistët iranianë në Shqipëri, Pandi ka thënë se xhihadistët iranianë tani janë edhe qytetarë shqiptarë.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Pandit është e vërtetë apo është gabim gjuhësor nga ana e tij.

Nëse është e vërtetë atëherë kjo deklaratë duhet ta shqetësojë shumë Bashkimin Europian dhe vendet e zonës Shengen.
Nëse qeveria Rama i ka pajisur me të vërtetë me pashaporta shqiptare xhihadistët iranianë, lëvizja e tyre e lirë nëpër Evropë do t’i sjellë Bashkimit Evropian një ushtri të re me luftëtarë të radikalizuar të cilët do të ishin një kërcënim i ri për perëndimin.

Më sipër ndodhet videoja ku Pandi me anglishten e tij mizerje i shpreh besnikërinë organizatës muxhahidine iraniane.

81