Panucci mund të shkarkohet sot

Siç duket Christian Panucci do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë pas humbjes turpëruese ndaj Skocisë të shtunën në Shkodër.

Mediat e sportit në Shqipëri shkruajnë se presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armandu Duka, ka marrë vendim për ta shkarkuar Panuccin.

Humbja me Skocinë 0-4 ka tronditur kombëtaren shqiptare duke rikthyer makthin e viteve të kaluara ku mundej me lehtësi nga çdo kundërshtar, shkruajnë mediat atje.

Fajtor për këtë situatë, më shumë nga të gjithë duket trajneri Panucci. Italiani është praktikisht i ikur.

Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit.
Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, pra në dy vite. Deri tani ai ka marrë pothuajse gjysmën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne