Papa Françesko: Jam i shqetësuar për formimin e unioneve të rrezikshme mes anëtarëve të grupit G-20

Lideri i katolikëve të botës ka shprehur shqetësim rreth samitit të G-20 i cili mund të rezultojë me unione të rrezikshme kundër shtresave të dobëta të Bashkësisë Ndërkombëtare, sidomos kundër emigrantëve.

Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, të shtunën në një intervistë me gazetën italiane “Le Republica”, ka shprehur shqetësim rreth samitit të G-20 i cili mund të rezultojë me formimin e unioneve shumë të rrezikshme mes liderëve të botës që mund të kenë rezultate shumë të hidhura sidomos kundër emigrantëve. Ai në lidhje me këtë çështje tha: “Unë jam i shqetësuar për unionet shumë të rrezikshme të mundshme mes fuqive të botës që kanë vështrim të shtrembëruar ndaj botës. Ky rrezik përfshinë emigrantët tanë. Problemi kryesor i cili për fat të keq për çdo ditë po bëhet edhe më i madh, është ky që i përket shtresave të varfra, të dobëta dhe personave të shpërngulur dhe ky përkufizim përfshinë edhe emigrantët. Për këtë arsye samiti i G-20 shkakton shqetësime për mua sepse para se gjithash është në dëm të emigrantëve”. Papa Françesko duke folur rreth Evropës e cila që nga viti 2015 po përballet me fluksin e madh të emigrantëve dhe të refugjatëve, paralajmëroi që liderët evropianë të mos bien në kurthin e kësaj lakmisë së mbyllja e kufijve mund të jetë një opsion i mundshëm. Vlen të theksohet se Papa Françesko njëkohësisht me këtë, kërkoi nga liderët e grupit G-20 që të bëjnë përpjekje për të arritur një zhvillim më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm të ekonomisë globale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne