Papa Françesku: Barazimi i Islamit me terrorizmin, “gënjeshtër dhe marrëzi”

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka përgënjeshtruar pretendimet e pavërteta që lidhin Islamin me terrorizmin duke i quajtur ato si marrëzi.

“Roli më i rëndësishëm (i feve) është promovimi i kulturës së takimit, së bashku me promovimin e një edukimi të vërtetë ndaj sjelljeve të përgjegjësisë në kujdesin për krijesën”, ka deklaruar Papa Francesku gjatë një interviste me gazetën lokale “L’Eco di Bergamo”, sipas agjencisë italiane të lajmeve, “ANSA”.

Papa u ndal mbi përpjekjet e disa qarqeve për të barazuar Islamin me terrorizmin duke theksuar se këto orvatje s’kanë dhe s’mund të kenë asnjë bazë.

“A janë Islami dhe terrorizmi në të njëjtën peshore? Kjo mund të përgojohet nga shumë njerëz, por ky ekuacion është një gënjeshtër dhe marrëzi”, tha ai.

Lideri shpirtëror i katolikëve paralajmëroi gjithashtu se “strategjitë e luftës për pushtet mund të përdoren” madje edhe në kisha kur bëhet fjalë për logjikën e “institucionit dhe jo të unitetit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne