Papa Françesku bën thirrje: Të respektohet statusi i Jerusalemit

Papa Françesku bëri thirrje të mërkurën që statusi Jerusalemit të respektohet dhe “urtesia dhe kujdesi” të mbizotërojnë për të shmangur konfliktet e mëtejshme. Ky reagim erdhi vetem disa orë përpara njoftimit të pritshëm ku Shtetet e Bashkuara pritet që të njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Papa Françesku i tha këto fjalë gjatë fjalimit të tij javor, pas bisedës me udhëheqësin palestinez dhe pas takimit me një delegacion të përfaqësuesve fetarë dhe intelektualëve palestinezë në një audiencë të planifikuar praprakisht.

Françesku tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” rreth zhvillimeve të fundit lidhur me Jerusalemin dhe deklaroi se qyteti është një vend unik i shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët.

Ai bëri thirrje “të gjithëve që ta respektojnë status kuonë e qytetit”, sipas rezolutave të OKB-së

“Unë i lutem Zotit që identiteti i tij të ruhet dhe të forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës dhe mençuria dhe maturia të mbizotërojnë për të parandaluar që elementët e rinj të tensionit të shtohen në një kontekst global tashmë të tronditur nga kaq shumë konflikte mizore, “tha ai.

Vatikani ka kërkuar për një kohë të gjatë nje status të garantuar ndërkombëtarisht për Jerusalemin i cili të mbrojë karakterin e tij të shenjtë për hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët.

Françesku bisedoi në telefon të martën me udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas, pasi presidenti Donald Trump i tha Abbasit për vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Vatikani tha se biseda me Papa Françeskun u bë me inisiativën e Abbasit.

Të mërkurën herët, Papa Françesku u takua me një delegacion të udhëheqësve fetarë dhe intelektualë palestinezë që ishin në Vatikan për një takim të paracaktuar më herët në zyrën e dialogut ndërfetar të Vatikanit. Vatikani dhe palestinezët planifikojnë të krijojnë një grup pune të përhershëm mbi çështjet ndërfetare.

Në komentet e tij për grupin, Papa Françesku shprehu shpresën e tij për “paqen dhe begatinë” për popullin palestinez dhe bëri thirrje për një dialog që respekton të drejtat e të gjithëve në Tokën e Shenjtë.

“Gjendja parësore e këtij dialogu është respektimi reciprok dhe angazhimi për të forcuar këtë respekt, për hir të njohjes së të drejtave të të gjithë njerëzve, kudo që ndodhen”, tha ai.

Papa Françesku vizitoi Tokën e Shenjtë në vitin 2014 dhe më vonë priti Abbasin dhe presidentin e atëhershëm izraelit, Shimon Peres për një lutje ndërfetare të paqes në Vatikan. Pas kësaj ngjarje, konflikti u rihap përsëri në Rripin e Gazës.

Selia e Shenjtë e njohu shtetin palestinez në vitin 2015./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne