Papa Françesku: Do të lutemi për Palestinën dhe Lindjen e Mesme

Papa Francesku ka thënë se ai do të lutet për Palestinën, një vend i cili deri më sot pos luftimeve nuk ka pa gjë tjetër si dhe për Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Papa Francesku, udhëheqësi i Kishës Katokike , me rastin e Pashkëve ka thënë: hz. Mesihu doli nga të vdekurit dhe ne e dëgjojmë këtë në cdo kishë.

Ai jeton përgjithmonë. Ne besojmë se ringjallja e Krishtit është një shpresë për botën, një botë që dëshmon varfërinë, urinë dhe ngjarjet e padrejta.

Dua që sundimtarët e botës të punojnë për të zgjidhur këto probleme dhe për të nderuar të drejtat e njeriut dhe për të ndihmuar të tjerët.

Ai ka shtuar:

Ne lutemi për vendet e shenjta që janë plot me konflikte. Ne nuk i harrojmë viktimat e këtyre konflikteve, sidomos fëmijët. Shumë prej tyre janë detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe janë të ndaluar nga të drejtat e tyre më elementare.

Burimi : ISNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne