Papa Francesku përballë Krizës së Abuzimeve Seksuale në Kishën Katolike

 

Nga Pirro Prifti

Përballë një krize të  rëndë besimi ndaj Kishës Katolike,  në 26 gusht 2018 Papa Françeksu (Pope Francis) mbajti një Meshë solemne në Parkun Fenix , Dublin, Irlandë gjatë udhëtimit të tij Apostolik të 24,  në Takimin Botëror të Familjeve.

Takimi nuk ishte i rastësishëm.

Re të Zeza të Abuzimeve Seksuale ndaj fëmijëve meshkuj apo femra nga ana e Priftërinjve Katolikë në të gjithë botën katolike, kanë marrë përmasa të tilla në të cilën Kisha Katolike, Vatikani, dhe vetë Papa gjënden para Akuzave të tmerrrshme nga ana e Familjeve, fëmijët e të cilave janë abuzuar nga klerikët katolikë që nga ata më të thjeshtët e deri tek Kardinalët në cdo vënd të botës katolike.

Ashtu sikundër edhe përfaqësuesit e Familjeve i thanë Papës në takimet e tij Private pas Meshës Solemne se……  nuk është i mjaftueshëm vetëm  Çfajesimi dhe Ndjesa e shprehur nga Papa ndaj Familjeve të abuzuara nga Klerikët Katolikë.

Vetëm Ndjesa nuk mjafton, por duhen marrë ndëshkime të ashpra ndaj abuzuesve,…. thanë përfaqësuesit e Familjeve.

Një Akuzë tjetër e rënde ndaj Vatikanit është ajo e fshehjes së këtyre abuzimeve seksuale nga priftërinjtë katolikë përfshi dhe disa Kardinalë ndër vite.

Kjo Akuzë e drejtuar këto ditë ndaj Vatikanit  u përforcua edhe më, në një Delaratë të një ish  zyrtar i lartë i Vatikanit, z. Vigano.

Me një gjuhë të ashpër, z. Vigano deklaroi se fshehja e të vërtetave dhe mbulimi i tyre  nga ana e Kishës Katolikë i ngjan një:  “Konspiracioni të Heshtjes jo aq i pangjashëm se sa me atë që përdorej nga Mafia“.

`Papa Francesku ka përsëritur disa herë për një transparencë totale në Kishën Katolike`- deklaroi Vigano i cili e ka kritikuar disa Papën edhe më përpara.

  1. Vigano dekklaroi gjithashtu se “ Në këtë Moment jashtzakonisht dramatik për Kishën Universale, Ai (Papa), momenti i tij jashtzakonisht dramatik për Kishën Universale, duhet të njohë gabimet e tij dhe në mbajtjen e Pricipit Zero tolerancë, Papa Françesku duhet së parë ta japë shëmbullin e tij të mirë për Kardinalët dhe Priftërinjtë që fshehën dhe mbuluan veprat e turpshme të McCarrick, duke i shkarkuar ata por duke dhënë edhe vetë dorëheqjen“ (https://ëëë.reuters.com/article/us-pope-ireland-abuse/former-top-vatican-official-says-pope-should-resign-over-abuse-crisis-iduskcn1lb08q).

Problemi i Kardinalit katolik  amerikan  të larguar nga detyra, Theodore Edgar McCarrick që përmënd z. Vigano, ishte i njohur që më parë, por shumë vepra të turpshme të tij si abuzimet seksuale me të rinjtë ishin mbajtur fshehur nga Kisha Katolike.

Ky  Kardinal ishte Anëtar i Kolegjit të Kardinalëve. Papa Francesku vetëm në Korrik 2018 e largoi nga detyra. Dokumentet tregojnë se të dhënat për abuzimet e tij sexuale me të rinjtë janë që nga viti 1994 kur këto i denoncoi Bishopi Edëard  T. Hughes . Në 25 gusht 2018 Kadinali Carlo Maria Vigano , ish Nuncio Apostolik për SHBA, paraqiti një letër prej 11 faqesh Vatikanit ku e informonte për abuzimet e McCarrick, që nga viti 1994; letrat për këto abuzime janë bërë edhe nga Montalvo dhe Pietro Sambi ish Nuncio Apostolik të mëparshëm në SHBA.

Në 2010, Papa Benedict XV i , vendosi kufizime ndaj Kardinalit McCarrick, duke mos e lejuar atë të japë meshë, e të dalë në publik; gjithashtu Vigano edhe në 2008, kishte shkruaar përsëri një Memo për abuzimet e McCarrick, duke përfshirë dhe  dokumenta. Sidoqoftë asgjë nuk tjetër nuk u ndërmor kundër abuzimeve të tij nga ana e Vatikanit dhe sipas Vigano, Papa Françesko, përkundrazi,  i hoqi sanksionet kundër McCarrick dhe e bëri atë “këshillarin e tij të besuar“, duke e ditur që McCarrick ishte një `Predator serial“ që nga viti 2013.

Vetëm në 27 korrik 2018 , Papa Françesku urdhëroi McCarrick-un që ti përkushtohej `një jete me lutje dhe pendesë në vetmi të plotë“, dhe pranoi dorëheqjen e tij nga Këshilli i Kardinalëve.

(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Theodore_Edgar_McCarrick).

Në 14 gusht  2018 Grand Jury e Pensilvanisë deklaroi se….. për 70 vite me rradhë, 300 priftërinj katolikë kanë abuzuar seksualisht me  mijra fëmijë, por edhe duke u mbushur mëndjen familjeve fëmijët e të cilëve ishin abuzuar, – që të mos denonconin por të heshtnin.

Kjo ngjarje e fundit me ish Kardinalin McCarrick, e mbushi kupën dhe ishte `trigeri` që detyroi Papa Franceskun të ndërmarrë në Dublin të irlandës një  Meshë për Familjet  e abuzuara (https://ëëë.nytimes.com/2018/08/14/us/catholic-church-sex-abuse-pennsylvania.html).

Kështu, një nga Religjionet me më shumë besimtarë në botë ajo katolike është duke u përballur sot, me një nga krizat më të rënda gjatë fillimit të shekullit XXI , krizë e cila mesa duket  është vazhdim i problemeve të rënda edhe gjatë shekullit të XX.

Kjo krizë e cila shpreh në një farë mënyre edhe degradimin e disa klerikëve katolikë jo vetëm në një vënd por në shumë vënde ku religjioni katolik vepron dhe është në maxhorancë.

Ashtu sikundër thuhet shpesh se prapa kryqit qëdron djalli, sidomos në rastet kur ka ngjarje të tilla kur abuzuesit janë vetë predikuesit e fjalës së shënjtë- klerikët katolikë, edhe këto ditë dalja në pah e 1000 abuzimeve  sexuale tek fëmijët nga ana e jo vetëm klerikëve të thjeshtë por edhe e disa kardinalëve, tregon se sa problem i rëndë i del Papa Franceskut për të dënuar në rradhë të parë klerikët katolikë por edhe për tu çfajësuar përpara besimtarëve të të gjithë Botës katolike.

Raste të tilla janë në të gjithë botën katolike duke filluar që nga SHBA, Kanada, Austri, Kenia, Kroaci, Itali, Maltë, Hollandë, Poloni, Angli, Suedi, Meksikë, Argjentinë, Zelanda e Re, Peru, Kili,Brazil.

Këto raste abuzimesh seksuale nga ana e lerikeve të thjeshtë katolikë, misionarëve katolikë, murgjve, madje dhe kardinalë, kanë tronditur besimin në Kishën katolike kohët  e fundit.

Raste abuzimeshtë tilla janë deklaruar që nga viti 1980 (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Catholic_Church_sexual_abuse_cases).

Në vitin 2004 John Hoy Report paraqiti një total prej 4392 priftërinjsh katolik dhe klerikë, me grada (Deacon) vetëm në SHBA, që kishin abuzuar seksualisht me fëmijë. Pedofilia ndër priftërinj ka mrrë përmasa të mëdha krahas abuzimeve edhe me mosha të tjera.

Sipas Archbishopit Silvano Maria Tomasi në shtator 2009  në artikullin e tij tek Holy See deklaroi se “Ne e dimë që të paktën prej 50 vitesh, rreth 1.5% – 5% të klerikëve katolikë kanë qënë përfshirë në abuzime seksuale“.

Sipas Dr. Katolik Thomas Plante të Universitetit Katolik  Santa Klara, në shkrimin e tij  `Perspektiva e Klerikëve katolikë ndaj Abuzimeve Seksuale` , deklaron se.. “afërsisht 4% e klerikëve katolikë gjatë viteve 1960-1970 kanë patur eksperienca seksuale me fëmijë; dhe deklaron se kjo është veçanërisht prioritet tek klerikët meshkuj“.

Një skandal tjetër i shek të 20 ishte rasti i Kardinaliit austriak  Hans Herman Groer , i cili dha dorëheqjen e tij për“ sjelje të keqe seksuale“ në vitin 1998, por duke mbetur Kardinal edhe për tre vite, megjithse diheshin abuzimet e tij seksuale me të mitur (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Catholic_Church_sex_abuse_cases_by_country).

Ky problem ka lidhje me degjenerimin e Kishës Katolike gjatë shekujve të XX dhe XXI, degjenerime të cilat janë vënë re edhe në shekujt e kaluar.

Ndoshta kjo ka të bëjë me gabimin që ka bërë Kisha Katolike dhe Vatikani për ti mbajtur priftërinjtë e pamartuar.

Dihet që  Orthodoksia e lejon martesën tek priftërinjtë e thjeshtë, dhe raste abuzimesh të tilla si në kishën katolike nuk ka.

Po kështu edhe në Fenë islame raste të tilla janë të pazakonta. Kjo ka lidhje mesa duket gjithashtu me lejen që kanë klerikët myslimanë për tu martuar ligjërissht me një grua.

Nëse Vatikani justifikon Kishën e vet me sentencën e Shën Palit  se “do të ishte mirë që njerëzit të mos martoheshin por ti përkushtoheshin Zotit“, atëhere duhet të kenë para sysh se sentenca e Shën Palit përfundonn me frazën në vazhdim që thotë:  `meqënëse epshi sexual është i fortë tek njerëzit, atëhere do të jetë më mirë që njerëzit të martohen në mënyrë që të mos ketë imoralitet“ (Testamenti i Ri, shkrime të Shën Palit).

Le të shpresojmë që këto abuzime seksuale ndër të mitur dhe të rritur të përfaqësuesve Kishës Katolike, të marin dënimin e merituar, por perspektiva e besimit do të mbetet e dyshimtë në se Kisha Katolike nuk lejon priftërinjtë e thjeshtë të martohen.

 

priftipirro2017@gmail.com

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne