Papa: Priftërinjtë katolike qe përdhunojnë fëmijët do të ndëshkohen rreptë

Papa Françesku ka premtuar sot se do te ndërmarrë masat më të ashpra të mundshme ndaj priftërinjtë të cilët i përdhunojnë dhe ngacmojnë fëmijët.

Papa ka theksuar se peshkopët dhe eprorët fetarë të cilët ua mbulojnë krimet atyre do të mbahen përgjegjës. Françesku u takua për herë të parë me komisionin konsultativ të abuzimeve seksuale, një grup ekspertësh të jashtëm të emëruar në vitin 2014 për ta këshilluar atë dhe Kishën Katolike për praktikat më të mira për t’i mbajtur pedofilët jashtë priftërisë dhe për t’i mbrojtur fëmijët.

Kardinali Sean O’Malley, kryepeshkop i Bostonit dhe shef i komisionit, i ka thënë papës se komisioni ka përfituar shumë nga bisedat më të mbijetuarit.

Ndersa ne Perendim dhe Australi me qindra prifterij katolike jane denuar per aktet e tyre pedofilike, vetem ne Kosove dhe Shqiperi nuk jane pare denime te ketilla deri me tani. Disa analiste mendojne se ne Kosove dhe Shqiperi, prifterijte katolik mbahen me hater meqe katolicizmi ka qene feja e Skenderbeut dhe per kete arsye, autoritetet i bejne syte qorr para abuzimeve te klerit katolik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne