Papa Françesku u bëri sexhde dhe u puthi këmbët e udhëheqësve rivale të Sudanit të Jugut të enjten.

Ky ishte një veprim i paprecedentë i përuljes për t’i inkurajuar ata në vendosjen dhe forcimin e paqes në vendin afrikan.

Papa u kërkoi udhëheqësve të Sudanit të Jugut të mos krijojnë luftë civile në vend.

Ai i bëri thirrje presidentit Salva Kiir, ish zëvendësit të tij, udhëheqësit rebel Riek Machar dhe tre nënpresidentëve të tjerë të respektojnë armëpushimin që nënshkruan dhe zotimin për të formuar një qeveri të bashkuar muajin e ardhshëm.

“Po ju kërkoj si vëlla të qëndroni në paqe. Ju kërkoj me gjithë forcën e zemrës sime të vazhdojmë të ecim përpara. Do ketë shumë probleme por nuk do na mposhtin. Zgjidhini problemet tuaja,”-tha Papa.

Udhëheqësit u habitën kur 82-vjeçari, i cili vuan nga dhimbja kronike e këmbëve, u gjunjëzua me vështirësi për të puthur këpucët e dy udhëheqësve kryesorë kundërshtarë dhe disa njerëzve të tjerë në dhomë.

22