Para luftës së NATO-s të vitit 2011, Libia kishte standardin më të lartë të jetesës në Afrikë

nga Timothy Bancroft-Hinchey.

Në vitin 2011 NATO nisi një sulm të egër dhe të paligjshëm kundër vendit me indeksin më të lartë të zhvillimit njerëzor në Afrikë. Le të shohim se ku është sot Libia.

Kur Cameron, Sarkozi, Obama, Clinton dhe ajo klikë e sëmurë e luftënxitësve, ndërhyrësve dhe banditëve imperialistë vendosën që të sulmonin Libinë me një sulm të planifikuar dhe orkestruar muaj më parë, ata na thanë se lufta e tyre nuk ishte kundër popullit të Libisë. Duke parë sot gjendjen e Libisë vjen pyetja se kë mashtruan dhe kush po vuan tani? Sipas ligjit ndërkombëtar lidhur me fushëveprimin e zbatueshmërisë, ekzistojnë rregulla për përdorimin e paarsyeshëm dhe të pacipë të forcës ushtarake në kthimin e një situate nga paqësore në një teatër të vazhdueshëm konfliktesh. Atëherë pse ata që u bënë përgjegjës nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk po japin llogari?

Akuza dhe dhjetëra mijëra komente bombardojnë rrjetet

Emrat e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të NATO-s që akuzohen duken qartë në “padinë” time, një dokument i cili u dërgua në Hagë dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç edhe u parashikua, dërgesa nuk mori as edhe një përgjigje, thjesht për respekt. Dhjetëra mijëra komente dhe materiale të dala nga lexuesit gjatë viteve kanë mbushur rrjetet, komente të cilat mund ti shihni kudo.

Libia e vitit 2011 nën Muamar Gadafin, ishte vendi afrikan me indeksin më të lartë të zhvillimit njerëzor, gjë për të cilin Gadafi pritej të merrte edhe një cmim nga Kombet e Bashkuara në kohën e sulmit të egër të NATO-s. Sulmi i nisur për të mbrojtur terroristët ishte planifikuar dhe orkestruar të fillonte nga ana perëndimore (Tunizia) dhe lindore (Egjipti). Në atë kohë libianët kishin ushqim të bollshëm, kishin shtëpi (falas), arsim (falas), kujdes shëndetësor (pa pagesë) dhe një furnizim të mirë me ujë. Libia ishte edhe stacioni kontrollues dhe filtrues për emigrantët që lëvizin drejt Evropës.

Nga prosperiteti në mjerim – dora e NATO-s

Libianët jetonin në siguri, ndërsa sot shumica kanë nevojë për mbrojtje. Emigrantët pajiseshim me dokumeta dhe kishin kushte të mira jetese në kampet pritëse, që ishin gati si shtëpi të vërteta për rrugëtimin e tyre të gjatë drejt Evropës. Sot ata shiten si skllevër ose torturohen ose përdhunohen. Ose të tria bashkë (skllevërim, torturim, përdhunim), ose vriten. Libianët gëzonin shërbim shëndetësor falas dhe nëse do duhej që të shkonin jashtë vendit për trajtim të mëtejshëm, shteti u paguante të gjitha shpenzimet. Sot sistemi shëndetësor është rrënuar. Libianët që kishin ushqim me bollëk dhe që krenoheshin para mysafirëve me pjatat e tyre tradicionale, sot një e treta e popullsisë është e uritur. Libianët që kishin një furnizim të madh me ujë në të gjithë shkretëtirën dhe që nëpër qytetet dhe fshatrat e tyre nuk mungonte asnjëherë uji i pastër, sot shumica e popullsisë nuk kanë fare ujë të pijshëm.

NATO i shkatërroi të gjitha. Ata bombarduan sistetim e furnizimit me ujë, pastaj bombarduan fabrikën që prodhonte tuba në mënyrë që sistemi të mos riparohej më. Ata bombarduan pa pushim rrjetin e energjisë elektrike, vranë civilë, vranë nipërit e Gadafit, sepse i klasifikuan si “objektiva legjitime”. Ata hodhën në qarkullim gënjeshtër pas gënjeshtre për forcat qeveritare që në ato momente përpiqeshin të frenonin sulmet e terroristëve të huaj të dërguar për të bërë punët e pista të NATO-s. Me këta terroristë u pregatit terreni që në vend të vendosej çizmja e NATO-s dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të viteve 1970 dhe 1973 u shkelën.

Le të hedhim një vështrim në Libinë e vitit 2019 dhe të nxjerrim disa përfundime se kush është përgjegjës dhe përse këta njerëz nuk po përballen me pasojat e asaj që kanë bërë. Para se të fillojmë, mund të konkludojmë se nëse atyre nuk u ka ndodhur asgjë dhe nëse nuk kanë qenë subjekt i ndonjë procesi ligjor, atëherë ligji ndërkombëtar në vetvete nuk ekziston dhe prandaj duke e përdorur atë si një normë është një ide e gabuar dhe e pakuptimtë. Prandaj në këtë rast shtrihet i gjithë karakteri moral i pozitës ndërkombëtare të NATO-s dhe vendeve që financojnë dhe ndjekin politikat e saj të ndërhyrjeve, imponimeve dhe ndërhyrjeve ushtarake.

Libia e NATO-s: Kaos, shkatërrim, katastrofë

Fjalët kyçe që e përshkruajnë sot Libinë janë kaosi, shkatërrimi i ligjit, rënia e shtetit, shpërngulja masive, rreziku, pasiguria, uria, vrasja, skllavëria, tregjet e skllevërve, ekonomia jofunksionale, përkeqësimi i sektorit publik. Fjalë spektakolare për zotërinjtë Kameron, Sarkozi, Obama dhe damën Klinton.

Nga një popullsi prej rreth 6.37 milion banorë, 552.000 prej tyre kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare, 823.000 kanë nevojë për përkrahje humanitare, duke përfshirë edhe 248.000 fëmijë. Mediat ndërkombëtare e kanë harruar këtë histori sepse është një siklet dhe turp për NATO-n. Politikanët në të gjithë botën refuzojnë ta përmendin për shkak se janë kërcënuar ndërsa bashkësia ndërkombëtare ështe indiferente, dhe kështu fushata e 2018-s për financimet humanitare arriti të financohej vetem 74%.

Kështu që njerëz si unë dhe media të ndryshme që guxojnë të flasin për këto ngjarje përballen me kërcënime me vdekje, hakime, ngacmime, kërcënime në email, ndërhyrje në komunikim e kështu me radhë.

Pasoja e drejtpërdrejtë e ndërhyrjes barbare të NATO-s në Libi është mjerimi i egër për pjesën më të madhe të popullatës libiane. Sipas Maria do Valle Ribeiro, koordinatores humanitare e OKB-së për Libinë, “Shtatë vitet e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë kanë qenë një barrë e rëndë për mirëqenien e shumë fëmijëve, grave dhe burrave në Libi. Çdo vit që kalon njerëzit luftojnë për të përballuar impaktin e krizës që ka destabilizuar dhe dëmtuar vendin, ka rritur çmimet e ushqimeve dhe ka shkatërruar ekonominë”.

NATO, ke vepruar bukur!

Aty ku dikur libianët jetonin në paqe dhe të sigurt shkonin kudo që dëshironin, sot norma për shumicën e njerëzve është tortura, përdhunimi, vrasja, grabitja, ndalimi i paligjshëm dhe abuzimet tronditëse të të drejtave të njeriut. Shumë bukur NATO! Aty ku libianët dikur kanë gëzuar kujdes shëndetësor publik falas, me qendra shëndetësore të pranishme anembanë vendit, sot shërbimi i kujdesit shëndetësor është i përqëndruar vetëm përreth spitalit al-Jalaa në Tripoli, pasi objektet e tjera të kujdesit shëndetësor janë shkatërruar pothuajse në gjithë vendin, ose drejtpërdrejt nga NATO ose nga dhuna që pasoi pas rënies së shtetit. NATO, ke vepruar bukur!

Aty ku dikur libianët kishin tregje të mbushura me prodhime të freskëta të prodhuara në Libi si rezultat i revolucionit agrikulturor të Gadafit që u siguronte fermerëve mjete, farëra dhe njohuri sesi duhej ndyshuar Saharaja në tokë prodhuese, sot një e treta e popullsisë klasifikohet nga OKB-ja si popullsi që jeton në kufijtë te konsumit të ushqimit, pasi familjet libiane e shpenzojnë mbi gjysmën e të ardhurave të tyre për ushqimet bazë dhe njerëzit po detyrohen të miratojnë strategji përballuese të tilla që të hanë ushqim një herë në ditë dhe kryesisht vetëm miell dhe ujë. Bravo të qoftë NATO, ke vepruar bukur!

Dikur libianët kishin ujë të pijshëm të mjaftueshëm prej burimeve nëntokësore i cili u vinte familjeve falë projektit Manmade. Ashtu sic u bombardua ky projekt i madh i ujit nga NATO (krim lufte), ashtu u bombardua edhe fabrika që prodhonte tuba uji (krim lufte). Kjo i privoi njerëzit nga domosdoshmëria jetike për ujë dhe i la familjet me fëmijë në kulmin e mjerimit (krim lufte). Sot një numër i madh njerëzish nuk kanë më ujë të pijshëm dhe më e keqja është se sistemi i kanalizimeve në shumë zona është shkatërruar, situatë të cilën OKB e ka përshkruar si alarmante. Bravo të qoftë NATO, ke vepruar bukur!

Dikur libianët jetonin në shtëpitë e tyre për shkak se qeveria ofronte një shtëpi për çdo qytetar/familje libiane, kurse sot të pastrehët i ke kudo, të ngjeshur me njeri-tjetrin nëpër ambjente të sajuara dhe pa ujë, higjienë dhe kushte bazë të jetesës. Bravo të qoftë NATO, ke vepruar bukur!

Aty ku libianët dikur studionin falas, pasi arsimi ishte falas dhe gati 100 përqind dinin shkrim dhe lexim, sot për shembull në shkollën publike Cordoba, 1.500 fëmijë kanë vetëm tre tualete gjithsej, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa ambjent argëtimi për kohën e pushimit. Fëmijët zgjedhin të rrinë brenda klasave të zymta ose të dalin dhe të luajnë në sheshin e shkollës, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një kanal i madh i ujrave të zeza. Bravo të qoftë NATO, ke vepruar bukur! Sot 343.300 persona të moshës shkollore nuk kanë akses në arsim ndërsa në periudhën e Gadafit shkalla e alfabetizmit në gjithë vendin u rrit nga 25% në 90%. Bravo të qoftë NATO, ke vepruar bukur!

Sipas Maria Ribeiros, koordinatores humanitare të OKB-së për Libinë.

“Vitet e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë kanë qenë një barrë e rëndë për mirëqenien e shumë fëmijëve, grave dhe burrave në Libi. Çdo vit që kalon, njerëzit përpiqen të përballojnë ndikimin e krizës që ka destabilizuar vendin, ka rritur çmimet e ushqimeve dhe ka shkatërruar ekonominë”.

Ndërsa nën Gadafin, projektet publike financoheshin nga të ardhurat e naftës. Imagjinoni se ku shkojnë sot të ardhurat nga ato miliona fuçi nafte në ditë? Le të kthehemi përsëri tek znj. Ribeiro:

“Libia prodhon sot më shumë se një milion fuçi nafte në ditë. Megjithatë, kjo ende nuk është përkthyer në përfitime të prekshme për njerëzit. Shumë Libianë bëhen çdo vit e më të varfër. Shërbimet shëndetësore bazë dhe arsimi janë shkatërruar, ndërsa qytetarët e irrituar nuk arrijnë ta kuptojnë pse prodhimi i naftës dhe rritja e të ardhurave të qeverisë nuk çojnë në përmirësimin e standardeve të jetesës, sigurisë dhe mirëqenies”.

Unë i ftoj ata që e kanë shkaktuar këtë katastrofë humanitare që të dalin dhe ta vizitojnë Libinë. Të flasin me libianët dhe të udhëtojnë përqark vendit dhe për të parë atë që kanë bërë. Të kërkojnë falje publikisht për veprimet e tyre të neveritshme, të nisin financimet e rindërtimeve prej xhepave të tyre dhe pastaj të përballen me krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, së bashku me shkeljet e zakonshme penale.

Ata nuk do duan. Ata do të vazhdojnë në të tyren sikur asgjë të mos ketë ndodhur, ndërsa ligji ndërkombëtar do ta bëjë një sy qorr ndaj krimeve të tyre. Askush nuk do t’i ndjekë ata penalisht dhe mediat do të heqin dorë nga të tilla raste. Mirë se vini në planetin tokë të vitit 2019. Mundësojeni që ky shkrim të jetë epitafi politik për personat e aktakuzës sime të vitit 2011 dhe le të jetë gjithashtu edhe një koment mbi këtë tokë për gjeneratat e ardhshme që do të vijnë.

Timothy Bancroft-Hinchey punon në fushën e mësimdhënies, konsultave, trajnimeve, përkthimeve, rishikimit të teksteve, shkrimeve dhe gazetarisë. Që nga viti 2002 është drejtor dhe kryeredaktor i Pravda.Ru në versionin portugez dhe tani është bashkëdrejtues i versionit te saj ne gjuhen angleze.

burimi: globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne