Paradoksi/ Enver Hoxha i shtoi det Shqipërisë, ndërsa Rama e Berisha ja japin Greqisë

Ish shefi i flotës detare dhe njëherësh kryetar i grupit të ekspertëve me Italinë, për kufirin detar, Vladimir Beja duke folur për “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ndarja e detit gjatë regjimit komunist, ishte në favor të Shqipërisë.

Sipas Bejës, Hoxha caktoi 15 milje kufirin detar të Shqipërisë nga 12 milje që i takonin, ndërkohë që sot kryeministri Edi Rama dhe parardhësi i tij Sali Berisha, kanë negociuar për të falur hapësirë detare.

Beja: Deri në shekullin e 19 është pranuar deti i lirë, ishte i të gjithëve dhe i askujt. Në vitin 1982 u arritën 160 shtete që vendosen 12 milje. Kufinjtë tanë tokësor dhe detarë, janë përcaktuar nga protokolli i Firences më 1925. Në vitin 1926 kemi dekretin e presidentit Zogu, i cili shpalli ujrat detare të Shqipërisë 3 milje. Ndërsa në 1946 qeveria Hoxha i shtriu në 6 mije dhe në vitin 1961 kemi një vendim të Hoxhës, për ti shtyrë në 12 milje, aq sa ishte projektuar që mund të shtriheshin deri në 12 milje. Në vitin 1970 Shqipëria nxjerr ligjin e saj për kufirin detar, dhe e futi në ligj, dhe aty përcaktoi edhe atë që quhet vija e drejtë bazë, që e parashikonte edhe konventa. Në 1975 qeveria shqiptare vendos ti shtrojë ujrat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet, ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht. Por, Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane. Dhe e kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasaadës fracneze, ku thoshte në mënyrë ultimative, tërheqja nga 15 milje në 12 milje.

Por kur i kanë zgjidhur fqinjtë problemet me ndarjen e detit.

Beja: Italia me Greqinë e ka ndarë detin në vitin 1977 –të. Me Shqipërinë e ka ndarë detin më vonë. Në vitin 1982 ka filluar bisedimet, duke dhënë sinjale diplomatike, Italia donte të tërhiqeshim nga 15 milje, dhe pastaj të uleshim në bisedime me Italinë. Në vitin 1992 u arrit marrëveshja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Italisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne