Paralajmërimi i Anonymous: Lironi Assange ose do e paguani

Anëtarët e grupit të hackerve “Anonymous” kanë kërkuar nga autoritetet britanike të lirojnë themeluesin e WikiLeaks. Në rast të kundërt, hackerat pretendojnë të sulmojnë.

“Lironi Assaage ose do ta paguani”, lexohet në faqen e tyre zyrtare. Autorët pretendojnë se Assange gëzon dashurinë e njerëzve anembanë botës, sidomos të atyre që janë në gjende të shohin përtej propagandës së SHBA-ve dhe aleatëve të tyre.

Ndërkohë mbi 70 ligjvënës britanikë i kanë bërë thirrje Qeverisë që të sigurohet që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assage të përballet me drejtësinë suedeze, nëse prokurorët e këtij shteti do të rihapin rastet për përdhunim ndaj Assange.

Ligjvënësit, të premten mbrëma, përmes një letre, i kanë bërë thirrje Sekretarit të Brendshlm, Sajid Javid që “të bëjë gjithçka që mundet që të sigurohet që Julian Assange të mund të ekstradohet në Suedi, në rast se Suedia bën kërkesë për ekstradimin e tij”.

Suedia dy vjet më parë kishte pezulluar hetimet ndaj Assage për dy raste të dyshuara të përdhunimit, pasi Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kishte statusin e azilit politik, raporton AP.

Ai u arrestua të enjten, pasi Ekuadori tërhoqi statusin e tij të azilit dhe është dërguar në një burg në Britani. Assange po përballet me një kërkesë për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, nën akuzat për konspiracion, pasi kishte hakuar një kompjuter të Pentagonit.

Ai është duke pritur një vendim të autoriteteve britanike, lidhur me kërkesën për ekstradimin në SHBA.

Shumica e ligjvënësve që kanë nënshkruar këtë letër janë pjesëtarë të partisë opozitare, Partisë Laburiste, lideri i së cilës, Jeremy Corbyn, dëshiron që Britania të refuzojë kërkesën e SHBA-së për ta ekstraduar Julian Assange, pasi ai vlerëson se Assange ka ekspozuar mizoritë që SHBA-ja ka kryer në Irak dhe Afganistan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne