Paris: Policët “ia mbathin” nga pleshtat

Një stacion policor në verilindje të Parisit është evakuar të dielën për shkak të një morie pleshtash që e pushtuan atë – raporton The Guardian.

Stacioni u mbyll pas largimit që aty të policëve dhe punonjësve të administratës, disa prej të cilëve u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore.

Bashkimi policor njoftoi se kushtet e punës në stacionin e policisë u bënë të padurueshme dhe kërkuan dezinfektimin e të gjitha ambienteve.

Twitter raportoi gjithashtu se stacioni “pësoi një pushtim nga pleshtat”.

Megjithë masat e marra për të luftuar dëmtuesit, problemi, i cili u ngrit tre javë më parë, u përkeqësua të enjten dhe zyrtarët e policisë pësuan pickime të shumta – shkruajnë mediat franceze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne