Paris: protestat e ashpra nuk ndalen, “jelekverdhi” humb dorën

Policia franceze njoftoi të shtunën se një protestues “jelekverdh” humbi njërën dorë prej një shpërthimi, me gjasë të një mjeti artizanal që e mbante me vete. Ngjarja ndodhi në protestën e radhës së tyre kur sërish pati përplasje e incidente, ku si pasojë pati 10 të arrestuar.

Kjo është fundjava e 13 që “jelekverdhët” protestojnë duke mos u ndalur, pavarësisht zhvillimeve politike. Arsyeja për të cilën ata dolën në rrugë nuk ekziston më, ndërkohë që presidenti Macron ka ndërmarrë një fushatë dialogimi kombëtar

Të shtunën, “jelekverdhët” u përleshën me pjesëtarë të forcave të sigurisë pranë Champs-Elysees dhe Asamblesë Kombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne