Parisi proteston kundër shtimit të papunësisë

Me mijëra qytetarë francezë janë mbledhur në një tubim protestues në Paris dhe kanë kërkuar përpjekje serioze nga qeveria e Francës për t’i dhunë fund krizës së vjetër të papunësisë në këtë vend.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se protestuesit në këtë protestë të zhvilluar të shtunën në Paris, janë deklaruar pesimist për të pasur një jetesë të përshtatshme dhe kanë thënë: “Në një vend në të cilin sipas statistikave zyrtare, 10% e qytetarëve janë të papunë, për shkak se nuk pëlqehen reformat, qeveria po heshtë në këtë drejtim”. Ndërkohë që Emmanuel Macron, presidenti i Francës, po përgatitet për zbatimin e reformave në sistemin kombëtar të punësimit, ekzistojnë shqetësime serioze në lidhje me këtë çështje dhe disa mendojnë se këto veprime të reja mund të rezultojnë me shtimin e papunësisë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne