Parkimi nëntokësor, zyrtarja e PD: Aty do ndërtohet një kullë

Pas inspektimit të punimeve që po kryhen pranë rrugës së Elbasanit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Tiranës pritet t’i shtohet një tjetër parkim nëntokësor, veç atij në sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin e ri.

Por pas kësaj deklarate, ka reaguar zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka denoncuar me fakte, sipas saj, se “kjo hapësirë që Veliaj e quan të keq shfrytëzuar, po shfrytëzohet për ndërtimin e një tjetër kulle”.

Zhupa publikon edhe lejen e ndërtimit të këtij projekti të dhënë në 2017-ën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

POSTIMI I PLOTE
Kur tenton edhe Erioni Betoni t’ju hedhi hi syve qytetareve!!!

E quan hapesire te keqshfytezuar, ngaqe kishte kend lojrash me peme, gjelberim, me lojrat me uje ndersa ky po e ben ne sukses me kulla. Po ashtu nga ana tjeter kishte parkim publik po pa kulle siper. Parkimi nentokesor behet per kullat siper, qe te kene ku te parkojne ata qe do marrin shtepite, edhe zyrat aty.

Te gjitha keto qe thote do i kemi, i kishim ne hapesiren qe ishte aty. Po i prishi qe te ndertoj kullat siper, edhe te gjitha keto te kalojne netokesore ne sherbim te kullave mbitokesore.

Tani se kuptoj pse e inaguron parkimin e kullave ky kryebashkiaku i betonit? Apo e paguajme ne me taksat tona parkingun e kulles provate? Se aty eshte dhene leje ndertimi qe e shikoni me poshte, bashke me foton e asaj qe do jete ndertimi i kulles.

Neser avazi i betonizimit perseri… me fakte si perhere.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne