Parkuan mbi trotuare, ja si e pësojnë “të fortët” e Tiranës dhe makinat e tyre luksoze

Të kesh një makinë luksoze nuk do të thotë që të kesh të drejtë të bësh çfarë të duash.
Janë jo të pakta rastet kur drejtues automjetesh, vetëm për të pirë një kafe në lokal, i parkojnë automjetet e tyre mbi trotuar apo mbi vijat e bardha, duke penguar në këtë mënyrë edhe këmbësorët apo nënat e reja të cilat kanë fëmijët në karrocë.
Pavarësisht se nuk mungojnë rastet e të treguarit “ i fortë” falë automjetit të shtrenjtë,  siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, duket se policia bashkiake nuk ka toleruar shkelësit të cilët zaptojnë hapësirat e dedikuara vetëm për këmbësorët që të ecin të sigurt.

“Civilizimi do na mbrrijë kur secili të kuptojë se makina e mirë ?  Nuk është liçencë   për t’i marrë hapësirën atij pa makinë, në këmbë” ,  shkruan Veliaj.

Shpresojmë që edhe drejtuesit e këtyre automjeteve luksoze të sensibilizohen se trotuarët janë për këmbësorët dhe jo për automjetet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne