Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa marrëveshje

Parlamenti britanik ka miratuar amendamentin që kundështon çdo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa pakt. Parlamenti ka votuar me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër.

Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë.
Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne