Parlamenti Evropian ia liberalizon vizat edhe Ukrainës, e Kosova vazhdon të mbetet e izoluar

Parlamenti Evropian (PE), e ka aprovuar sot liberalizimin e vizave për Ukrainën, një hap i rëndësishëm ky që ua mundëson qytetarëve të Ukrainës që të udhëtojnë pa viza në Bashkim Evropian, ndërsa vendi ynë vazhdon të mbetet i izoluar.

Pesëqind e 21 ligjvënës votuan për, vetëm 75 kundër, dhe 365 abstenuan, transmeton Express.

Por, para se kjo masë të futet në fuqi këtë verë, duhet edhe anëtarët e BE-së ta aprovojnë liberalizimin e vizave për Ukrainën.

“Ditë e madhe për njerëzit e Evropës dhe Ukrainës,” ka thënë pas votimit anëtarja suedeze e Parlamentit Evropian, Anna Maria Corazza Bildt.

Para pak muajsh edhe Gjeorgjisë iu liberalizuan vizat, ndërkohë që Kosova ende mbetet e izoluar./ Expresi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne