Parlamenti grek, qendër e betejës politike për emrin e Maqedonisë

Parlamenti grek ndodhet në qendër të betejës politike të shkaktuar nga marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, pasi kryeministri Aleksis Cipras do të përballet me një mocion mosbesimi nga opozita e djathtë.

Qeveria e Ciprasit, që disponon një maxhorancë prej 154 votash nga 300, duhet të dalë e paprekur nga votimi, parashikuar në orën 11:00 GMT, një ditë para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje për t’i dhënë fund një konflikti 27-vjeçar.

Por, klima politike është tendosur ndjeshëm në të dy krahët e kufirit pas njoftimit të marrëveshjes.

Përshëndetur nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO, ajo parashikon që ish-Republika jugosllave e Maqedonisë të quhet “Maqedonia e Veriut”.

Cipras e cilësoi dje në mbrëmje këtë marrëveshje si fitore e rëndësishme historike për Greqinë.

“Ne kemi treguar se atje ku ekziston një vullnet, një konflikt i vjetër prej disa dekadash mund të zgjidhet në mënyrë të ekuilibruar”, theksoi Cipras. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne