Parlamenti izraelit miraton ligjin “Shteti Hebre”

Parlamenti i regjimit sionist sot në orët e para të mëngjesit gjatë procesit të votimit ka miratuar projektligjin diskriminues “Shteti Çifut” duke shndërruar këtë projekt në ligj.

Faqja informative “Times Israel” në një raport të saj ka shkruar se projektligji “Shteti-Kombi Çifut” të enjten u miratua në parlamentin izraelit. Ky projektligj njihet edhe me emrin “Shteti Çifut” i cili të gjithë territorin e Palestinës e ka shpallur vend vetëm të sionistëve dhe i privon dhe ndalon palestinezët nga të gjitha të drejtat qytetare dhe njerëzore. Gjithashtu me heqjen e gjuhës arabe nga shkollat, gjuha hebraishte do të bëhet e vetmja gjuhë zyrtare në territoret e pushtuara. Ky projektligj u miratua me 62 vota pro, 55 vota kundër dhe 2 abstenim. Ky ligj u paraqit të dielën e kaluar pësoi disa ndryshime nga ana e Beniamin Netanjahut, kryeministrit dhe Naftali Benet, ministrit të arsimit të regjimit sionist. Në këtë ligj Kudsi (Jerusalemi) si kryeqytet i regjimit sionist dhe zgjerimi i kolonive sioniste njihen si vlera kombëtare. Miratimi i këtij ligji u shoqëruar me protesta të gjera qytetare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne