Partia Demokratike pergenjeshtron Fake-News-in amerikan

Në lidhje me shkrimin investigativ të gazetës amerikane Mother Jones, për dyshimet në ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe financimin nga kompani ruse të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA pranë republikanëve dhe Trumpit, reagoi edhe Partia Demokratike.
Sipas PD-së ky është një prodhim i makinerisë së propagandës së Edi Ramës.

Njoftimit i PD-së:

Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga falsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit. Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane.

Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë.

Të gjithë ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama për të punuar kundër interesit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane, nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne