Partia Komuniste e Greqise denon sulmin e Agimit të Artë!

Logjikën e dy anëve ekstreme pranojë gjyqtari dhe prokurori, gjatë gjyqit që u bë ditën e Premte, 10 Nëntor 2017, në Gjykatën e Selanikut për sulmin vrasës, me shkopinj dhe hekura, nga anëtarë të Agimit të Artë, më 7 Nëntor 2012, kundër anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) të cilët shpërndanin fletëpalosje jashtë Liceut Teknik në lagjen Lagadha në kuadër të grevës 48-orëshe, si dhe ndaj punëtorëve që shkuan për të ndihmuar nxënësit. Gjykata dënoi dy anëtarë të Agimit të Artë me 21 muaj burgim me pezullim, por dënoj dhe me 12 muaj burgim me pezullime edhe tre viktimat e sulmit të tyre, sepse ata mbrojtën veten e tyre dhe u përpoq për ti çarmatosur ata.

Në deklaratën e saj, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), thotë:

“Shtangie dhe pyetje të mëdha shkakton vendimi i sotëm i gjykatës së Selanikut, në lidhje me sulmin e nazistëve kriminel të Agimit të Artë jashtë Liceut Teknik në Lagadha, në Nëntor të 2012-ës, ku dy anëtarë të tyre, të armatosur me mjete të forta hekuri, shkopinj dhe thika, kishin sulmuar nxënës dhe anëtarë të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe kishte plagosur një nxënës dhe një student, të cilët thërrisnin për pjesëmarrje në grevën 48-orëshe, sipas vendimit që kishte marrë këshilli 15-anëtarësh i nxënësve të shkollës.

Gjykata vendosi dënim me 21 muaj burgim me pezullim ndaj anëtarëve të Agimit të Artë (të cilët në fakt nuk u shfaqën në gjykatë as vetë dhe as dëshmitarët mbrojtës) por dhe 12 muaj burgim me pezullim ndaj një të plagosuri dhe dy punëtorëve sindikalist të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME), të cilët shkuan nga fabrika që ndodhej në krahë të Liceut Teknik për të mbrojtur nxënësit. Gjykata vendosi se ka pasur një përleshje mes dy grupeve dhe jo një sulm vrasës dhe i barazojë agresorët me punëtorët, të cilët vrapuan aty për të mbrojtur nxënësit e mitur.

Ky vendim i papranueshëm, vetëm pak ditë pas sulmit të egër të anëtarëve të Agimit të Artë kundër një avokati, anëtar i grupit të avokatëve mbrojtës në gjyqin e organizatës kriminale naziste, si dhe ndaj një gruaje tjetër jashtë Gjykatës së Apelit të Athinës, përpiqet që ti dërgoj mesazh lëvizjes punëtore dhe popullore, që të mos ruaj luftën e saj, ti përulet dhunës dhe agresorëve, të mos përgjigjet, të mos denoncojnë dhe të mos zbulojë nazistët e Agimit të Artë.

Punëtorët të nxjerrin konkluzionet e tyre. Me vrull më të madh dhe me militarizëm të organizojnë luftën e tyre kundër politikave antipunëtor dhe antipopullore të qeverisë dhe të kapitalit. Për të zbuluar dhe izoluar me vendosmëri kriminelët nazist të Agimit të Artë dhe praktikat e tyre vrastare”.

 

Foto: Protesta për dënimin e vendimit të gjykatës

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne