Partia nacionaliste gjermane thotë: ‘Islami i papajtueshëm me demokracinë’

Një parti nacionaliste gjermane ditën e hënë bëri thirrje për masa më të forta sigurie që synonin kryesisht emigrantët, duke insistuar përsëri në deklaratat e mëparshme se islami nuk perputhej me demokracinë, ndërsa fushata zgjedhore e Gjermanisë hyri në fazen e saj përfundimtare.

Nje nga drejtuesit e Partisë Alternativa për Gjermaninë, Aleksandër Gauland u tha gjithashtu gazetarëve, se “Islami është një doktrinë politike” dhe si e tillë “është i papajtueshëm me një rend të lirë demokratik”.
“Në këtë drejtim, ai nuk është pjesë e Gjermanisë,” tha Gauland.

Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AfD, është në rrugë e sipër për të hyrë për herë të parë në parlamentin e zgjedhjeve të së dielës, me nje mbështetje prej rreth 10 përqind sipas sondazheve të fundit. Gauland thotë se ai dëshiron të parandalojë “islamizimin e Gjermanisë”.
Ndër propozimet e tjera, tha se AfD kërkon ndalimin e minareve, thirrjet e ezanëve nga xhamitë, ndalimin e shamive për mësueset dhe studentët ndërsa imamët lutjet ti kryejnë vetëm në gjuhën gjermane.

Në të njëjtën konferencë shtypi në Berlin, bashkëdrejtuesi i Gauland, Alice Weidel, paraqiti një gamë më të gjerë propozimesh ku tha se do ta bënte Gjermaninë më të sigurt, përfshirë rifutjen e rekrutimit ushtarak për të rritur sigurinë e kufirit, burgosjen e të huajve që kryejnë krime në ambjente dhe vende të tjera, dhe duke e bërë nënshtetësinë më të ashpër për ta marrë dhe më të lehtë për ta humbur.

Gauland dhe Weidel ishin të prerë në lidhje me specifikat se si propozimet e tyre mund të vihen në praktikë, por ata nuk dhanë detaje të tjera pasi që për çdo masë së pari duhet miratim nga parlamenti, si dhe të kapërcehen sfidat kushtetuese. nderkohe Partitë e tjera thonë se nuk do të përfshijnë AfD në një qeveri të re.

Sa për një deklaratë të bërë më parë se vendi duhet të ishte “krenar për arritjet e ushtarëve gjermanë gjatë dy luftërave botërore”, Gauland tha se ai “nuk e kuptoi gjithë atë nervozizëm të shkakuar.
Ai tha se 95 për qind e ushtarëve gjermanë kurrë nuk u përfshinë në krime lufte dhe se “në shumë familje ka mjaft imazhe fotografish të etërve dhe vëllezërve të tyre ushtarë. Këta njerëz duan që të jenë krenarë për sakrificat që janë bërë. ”
Ai këmbënguli se po fliste për “arritjet individuale të ushtarëve gjermanë në dy luftërat botërore”.
“Kjo nuk ka të bëjë fare me krimet e Lidershipit Gjerman,” tha ai./ Gazeta Impakt

burimi:dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne