Partitë separatiste fitojnë zgjedhjet legjislative në Katalonjë

Partitë separatiste në rajonin spanjoll të Katalonjës pritet të fitojnë gjithsej një shumicë absolute në zgjedhjet rajonale, deklaroi të enjten media lokale, pas një referendumi për pavarësi nga Spanja që shkaktoi një krizë të thellë politike.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Godo media group”, tre partitë politike që përbëjnë krahun separatist në Parlamentin katalanas pritet të fitojnë 71 vende gjithsej, ndërkohë që shumica absolute arrihet me 68 deputetë.

Partia e majtë pro pavarësisë, ERC-ja, e drejtuar nga Oriol Junqueras pritet të fitojë 34-36 vende, ndërkohë që kundërshtarët e tyre unionistë, Partia e Popullit (PP), mund të fitojë 34-37 vende.

Lista e drejtuar nga presidenti rajonal i shkarkuar, Carles Puigdemont, “JuntsxCat” zuri vendin e tretë dhe pritet të marrë 28-29 deputetë.

Të enjten në mëngjes u zhvilluan zgjedhje rajonale që ishin shpallur nga qeveria qendrore, e drejtuar nga kryeministri Mariano Rajoy i PP-së, në fund të tetorit si pjesë e masave ndëshkuese të ndërmarra nga Madridi pasi Parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga Spanja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne